Në programimin kompjuterik, fjala kyçe paraqet një fjalë identifikuese që ka një domethënie të veçantë brenda një gjuhe programuese. Në shumicën e gjuhëve programuese si C, C++ dhe Java, fjalët kyçe janë të rezervuara, ku kjo do të thotë që në këto gjuhë programorët nuk e kanë të lejuar që t'i shfrytëzojnë këto fjalë për emërtimin e variablave apo funksioneve. Duhet veçuar që fjalët kyçe identifikohen nga përpiluesi si pjesë e sintaksës të gjuhës programuese[1]. Ndër fjalët kyçe më të shpeshta në gjuhët programuese janë:
if, then dhe else që shfrytëzohen për vlerësime në bazë të kontrollit të rrjedhshmërisë së programit.
for, while dhe do që shfrytëzohen për ekzekutime të përsëritura të pjesëve të programit.
return i cili shfrytëzohet për dalje nga funksioni, dhe vazhdimin e ekzekutimit të programit menjëherë pas pikës ku është thirrur funksioni në fjalë.
Varësisht nga ambienti punues i programorit, fjalët kyçe theksohen me ngjyrë të veçantë që i bën të dallohen nga pjesët tjera të programit. Theksimi i fjalëve kyçe paraqet edhe një avantazh kur programori bën gabime të rastësishme në shkrimin e tyre, me ç'rast fjala kyçe nuk theksohet me ngjyrë dhe gabimi vërehet[2].
Referime
^Parsons, David (2002). "Chapter 2: What is C++?". Object Oriented Programming with C++ (bot. 2). Continuum International Publishing Group. fq. 16. ISBN0-8264-5428-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.