Enkapsulimi (Programimi i orientuar ne objekte)Në gjuhët programuese, enkapsulimi përdoret për t'iu referuar dy nocioneve të lidhura mes veti por te cilat dallojne nga njera tjera, dhe ndonjëherë kombinimit të tyre[1][2]:
Definicioni i dytë është motivuar nga fakti se në shumë gjuhë te orientuara në objekte fshehja e komponentëve nuk është automatike, kështu që fshehja e informatave është e definuar si nocion i ndarë nga ata të cilët e preferojnë definicionin e dytë. Si mekanizëm për fshehjen e informatësNën këtë definicion, enkapsulim do të thotë që struktura e brendshme e objektit është e fshehur prej jasht definicionit te objektit. Vetëm metodat e objekteve munden direkt të shohin ose të manipulojnë në ato fusha. Disa gjuhë si Smalltalk dhe Ruby lejojnë hyrjen vetëm nëpërmjet metodave të objektit, por shumica (si C++, C#, ose Java) i ofrojnë programerit një shkalle të kontrollit në lidhje se çfarë do të fshehet, zakonisht përmes shprehjeve sikur Më poshtë është një shembull në C# që tregon si të krijohet qasje në fushat e të dhënave të cilat mund të jenë të kufizuara përmes përdorimit të fjalës kyçe class Program {
public class Llogari {
private decimal bilanciLlogarise = 500.00m;
public decimal ShikoBilancin() {
return bilanciLlogarise;
}
}
static void Main() {
Llogari llogaria = new Llogari();
decimal bilanci = llogaria.ShikoBilancin();
/* Nga metoda Main mund të shohim bilancin e llogarisë
* përmes metodës publike "ShikoBilancin" në klasën "Llogari",
* por nuk mund ta ndryshojmë vlerën e "bilanciLlogarise" */
}
}
Definicioni i përgjithshëmNë përgjithësi, enkapsulimi është një nga katër shtyllat e programimit të orientuar në objekte. Enkapsulimi kupton bashkimin e të dhënave me metoda të cilat veprojnë mbi to.[7] Enkapsulimi përdoret për të fshehur strukturën e të dhënave brenda klasës, duke parandaluar palët e pa autorizuara të kenë qasje direkte në to. Referime
|