Apache HTTP ServerApache HTTP Server është web server softuer i cili ka gjetur përdorim të madh dhe ka ndihmuar në zhvillimin e World Wide Web-it. Në vitin 1999 ai u bë i pari web server i cili kaloi 100 milion webfaqe. Apache Web server fillimisht u zhvillua duke u mbështetur në NCSA httpd Web server në vitin 1995 nga një grup i zhvilluesve i përbërë nga 20 vullnetarë të quajtur Apache Group. Pasi që kodi burimor (source code) është i hapur, çdo kush mund ta adaptoj server-in për nevoja specifike, gjithashtu ka të gatshme librari publike dhe shtesa (add-ons). Apache vazhdon të zhvillohet dhe mirëmbahet nga një komunitet i hapur i zhvilluesve në mbikëqyrje të Apache Software Foundation. Versioni origjinal i Apache është i shkruar në Sistemin Operativ – UNIX . ` Aplikacioni është i mundshëm të përdoret në shumë lloje të Sistemeve Operative, duke përfshirë Unix, FreeBSD, Linux, Solaris, Novell NetWare, Mac OS X, Microsoft Windows, OS/2, TPF, and eComStation. I lëshuar nën licencën e Apache License, Apache është softuer open-source. Apache server-i përfshinë me nje numër të pasur të moduleve, duke lejuar shfrytëzuesit të shfrytëzojnë skripta (script) dhe aplikacione të ndryshme në të. Kjo e lejon që çdo web faqe e vendosur në Apache server të jetë dinamik, dhe plotësisht në përkrahje me HTTP standardin e fundit. Që nga prilli i vitit 1996 Apache ka qenë HTTP server softueri më i përdorur. Në Mars 2012 Apache ka arritur të shërbejë 57.46% të të gjitha web faqeve aktive. AtributetApache suporton disa gjuhë programuese server-side. Disa nga ato janë: [Perl], [Python] dhe [PHP]. Gjithashtu përkrahë [Secure Sockets Layer] dhe [Transport Layer Security]. Disa nga aftësitë e Apache server-it janë përkrahja e CGI (Common Gateway Interface) dhe SSI (Server Side Includes), URL ri-direktimet (redirection), authentifikimin e shfrytëzuesve, HTTP header metafiles etj. Që nga lëshimi i versionit 2.0 Apache server përkrahë IPv6, ndërsa me lëshimin e versionit Apache 2.2 ofrohet fleksibilitet më i lartë në authentifikimin e shfrytëzuesve dhe në Proxy coaching modulet, përkrahje ndaj SQL dhe për fajlla të cilët kalojnë 2 GB. PerformansaEdhe pse qëllimi kryesor i Apache server-it nuk është të jetë web server-i më i "shpejtë", Apache ka arritur që të renditet ndër web serverët me performansë te lartë. Versionet
LicensaMe lëshimin e Apache 2.0, ka pasur një ndryshim në licensë të Apache Foundation. Lidhjet
Referime |